All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrau ish-kunatën pas sherrit për pronën, Apeli dënon me 28 vite burg 33-vjeçarin

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 12:58 | Aktualitet
Vrau ish-kunatën pas sherrit për pronën, Apeli dënon me 28
All - Paragraf - 1

Gjykata e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Agron Tanushin, i akuzuar për vrasjen e ish-kunatës së tij, Jetmira Hasani në Bathore të Tiranës, në 2020.

Në shkallën e parë, Tanushi ishte dënuar me 23 vite burg, por Apeli i shtoi dënimin me 5 vite të tjera. Ishin familjarët e viktimës që apeluan vendimin të pakënaqur nga vendimi i gjykatës së shkallës së parë.

All - Paragraf - 3

Pas vrasjes, Agron Tanushi, 33-vjeç u  vetëdorëzua me vullnet të lirë në komisariat dhe pranoi në gjykatë krimin. Ai rrëfeu se mes tij dhe kunatës, Jetmira Hasani, kishte mosmarrëveshje në lidhje me pronën. Sipas tij, ditën e ngjarjes së rëndë kishin ardhur disa të rinj që e kishin kërcënuar për këtë arsye e kishte vrarë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/18/vrau-kunaten-ne-bathore-gjykata-cakton-masen-e-sigurise/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos