Një aksident me shkaqe ende të paqarta ka ndodhur në fshati Risili të Vlorës.
Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes, sipas dëshmitarëve, ka shpërthyer në flakë.
Nga përplasja raportohet të jetë lënduar drejtuesi i mjetit, ndërkohë që për shkaqet forcat e policisë janë ende të rezervuara, dhe nuk përjashtohen edhe shkaqe jashtë aksidentit teknik.
Në fakt, dyshohet që mjeti të jetë djegur qëllimisht, pasi sipas ekspertëve nuk ka goditje të makinës.
Ndërkohë, automjeti rezulton në pronësi të shtetasit S.M. (A2 Televizion)