Gjykata ka vendosur sot vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtaren e OSHEE-së, Albana Ferraj.
48-vjeçarja u vu në pranga më 8 dhjetor pasi prej vitesh ishte në kërkim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ferraj dyshohet të ketë marrë 131 mijë euro si ryshfet, për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016. (A2 Televizion)
