Situatë kritike nga reshjet në Tepelenë, bllokohet rruga në Kurvelesh

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 10:41 | Aktualitet
Situatë kritike nga reshjet në Tepelenë, bllokohet rruga në

Situatë kritikë si pasojë e reshjeve të shiut është edhe në Tepelenë. Bllokohet rruga që të çon në fshatrat malore të Njësisë Administrative Kurvelesh.

Burimet nga vendngjarja konfirmojnë se si pasojë e reshjeve intensive, është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.

Si rrjedhojë ngelën të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivicë, Progonat, Lekdush dhe Bënçe. Në vendngjarje po punohet për evadimin e mbetjeve të ngurta nga rruga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos