Mori 50 000 euro për të nxjerrë nga burgu të dënuarin për vrasje, arrestohet 36-vjeçarja

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 13:59 | Kronikë
Mori 50 000 euro për të nxjerrë nga burgu të dënuarin

Një grua është arrestuar nga Policia pasi me anë të mashtrimit kishte arritur të merrte 50 000 euro për të nxjerrë nga burgu një person që po kryente dënimin për vrasje.

Sipas Policisë, A.L., 36 vjeç, ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.

Ajo i kishte thënë se me njohjet që kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës, në Tepelenë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos