All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mori vaksinën ndaj koronavirusit, ndërron jetë pas 2 ditësh 41-vjeçarja në Portugali

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 22:38 | Bota
Mori vaksinën ndaj koronavirusit, ndërron jetë pas 2 ditësh
All - Paragraf - 1

Një punonjëse në shëndetësi në Portugali ka ndërruar jetë dy ditë pasi mori vaksinën e “Pfizer” ndaj koronavirusit. Lajmi është raportuar nga mediat portugeze.

Sonia Acevedo ishte 41 vjeç. Ajo ndërroi jetë në mënyrë të papritur në shtëpi natën e Vitit të Ri, 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës. Autoritetet pritet të bëjnë autopsinë gjatë ditës së nesërme.

All - Paragraf - 3

Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, e cila punonte në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto. Babai i saj Abilio Acevedo tha për mediat portugeze se ajo nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor të mëparshëm.

“Ajo mori vaksinën ndaj Covid-19, por nuk kishte asnjë simptomë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë dua përgjigje. Unë dua të di se çfarë çoi në vdekjen e vajzës sime”, tha Abilio Acevedo.

Drejtuesit e institucionit ku punonte Sonia Acevedo konfirmuan se ajo ishte vaksinuar kundër koronavirusit më 30 dhjetor dhe thanë se nuk kishin pasur ndonjë njoftim për ndonjë efekt anësor pasi 41-vjeçarja mori vaksinën.

All - Paragraf - 6

Sonia Acevedo jetonte me familjen e saj në Maia, pranë Portos, por vdiq në shtëpinë e partnerit të saj në Trofa.

Pasi mori dozën e parë të vaksinës, ajo ndryshoi foton e saj të profilit në Facebook, me maskë në fytyre, ndërsa bashkëngjitur shkroi: “E sapo vaksinuar ndaj Covid-19”. Babai i saj tha se ai mori një telefonatë rreth orës 11:00 të mëngjesit të së premtes, ku i thanë se vajza e tij kishte ndërruar jetë. “Vajza ime u largua nga shtëpia dhe nuk e pashë kurrë më”, tha ai.

Ndërkohë, vajza e 41-vjeçares tha se nëna e saj nuk ishte ankuar për asgjë tjetër, veç një dhimbje të lehtë në zonën ku kishte bërë vaksinën.

All - Paragraf - 9

Sonia Acevedo ishte një nga 538 punonjëset në këtë institucion në Portugali që morën vaksinën e Pfizer-BioNTech (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos