Radhë të gjata në Pekin për të marrë vaksinën kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 19:10 | Bota

Mijëra persona kanë qëndruar në radhë në ditët e para të janarit në Pekin për të marrë vaksinën e koronavirusit, në një kohë kur autoritetet kanë si qëllim të vaksinojnë miliona qytetarët përpara Vitit të Ri Kinez muajin e ardhshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, në dy ditët e fundit në kryeqytetin kinez janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës plot 73 mijë persona.

Mes atyre që u vaksinuan janë dhe punonjësit e shërbimeve publike dhe drejtuesit e autobusëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos