“Mos i dërgoni armë Ukrainës”, Presidenti kroat: Çmenduri të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 18:29 | Bota

Presidenti i Kroacisë kritikoi të hënën vendet perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda dhe armë të tjera në fushatën e saj kundër forcave pushtuese ruse, duke thënë se këto dërgesa të armëve vetëm do ta zgjasin luftën.

Zoran Milanoviç u tha gazetarëve në kryeqytetin kroat se është "çmenduri" të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale.

"Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje, ajo e zgjat luftën. Cili është qëllimi? Shpërbërja e Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Kjo është çmenduri. Është e qartë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç

Presidenti kroat u zgjodh në vitin 2019 si një kandidat liberal me prirje të majtë, një kundërvënie ndaj qeverisë konservatore aktualisht në pushtet në Bashkimin Evropian dhe shtetin anëtar të NATO-s.

Por që atëherë ai ka bërë një kthesë drejt nacionalizmit populist dhe ka kritikuar politikat perëndimore ndaj Rusisë, si dhe ndaj Ballkanit. Milanoviç ka krijuar një reputacion për të qenë pro-rus, të cilin ai e ka mohuar vazhdimisht.

Megjithatë, në muajt e fundit, ai ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci si pjesë e ndihmës së BE-së për vendin e luftuar.

Shpërthimet e tij të fundit anti-perëndimore kanë vënë në siklet dhe irrituar qeverinë e vendit, e cila ka mbështetur plotësisht Ukrainën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/30/habit-presidenti-kroat-kosoven-ia-rrembyem-serbise/
https://a2news.com/2023/01/30/avione-lufte-per-ukrainen-polonia-e-gatshme-scholz-kunder-jo-lufte-ofertash-me-armet/?fbclid=IwAR3nyLB9IpgbiADiVwNqlNc66N666stGRhHs9kEnw68LVfmtDDbhh8O2EJY

A2 CNN Livestream

Latest Videos