“Mos ia bëj këtë se ka familje”, rrjetet sociale mahniten me gjestin teknik të CR7

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 21:40 | Futboll

Cristiano Ronaldo realizoi një lëvizje fantastike në humbjen e Portugalisë ndaj Gjermanisë.

Sulmuesi i Juventusit turpëroi mbrojtësin Antonio Rudiger, me 36-vjeçarin që ia ngriti topin lart qendërmbrojtësit kur ky u përpoq t’ia merrte dhe sikur të mos mjaftonte kjo, topin që po binte e pasoi me takë, pa e parë fare shokun e ekipit.

Në rrjetet sociale shpërthyen komentet tallëse ndaj mbrojtësit të Chelsea, me dikë që shkroi në Twitter: “Mos ia bëj këtë, Cristiano. Edhe ai ka një familje”.

Cristiano shënoi një gol dhe dha një pasim për gol, por nuk arriti dot të shmangë humbjen 4-2 të Portugalisë, në ndeshjen e dytë të grupit. Goli i sotëm është i treti për CR7 në "Euro 2020" dhe i dymbëdhjeti në kompeticionin kontinental, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos