Festa e papërmbajtshme e hungarezit i shkatërron gazetares tavolinën e punës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 18:01 | Futboll

Në ndeshjen e dytë të grupit F të Euro 2020, Hungaria dhe Franca barazuan 1-1, në Budapest.

Në minutën e 47 të pjesës së parë, Attila Fiola shënoi gol për vendasit dhe gëzimi i tij i papërmbajtur i kushtoi shumë një gazetareje që kishte zënë vend pranë fushës.

Hungarezi shkoi të festonte pranë tifozëve të tij dhe goditi disa herë tavolinën e gazetares, e cila shtangu në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos