Polakët shkojnë në Sevilje dhe shohin... ndeshje me dema

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 17:19 | Futboll
Polakët shkojnë në Sevilje dhe shohin... ndeshje me dema

Tifozët polakë që kanë shkuar në Sevilje për të parë përfaqësuesen e tyre në ndeshjen e dytë të grupit kundër Spanjës, kanë preferuar që “nxemjen” përpara takimit ta bëjnë duke parë ndeshje me dema.

Dhjetëra prej tyre udhëtuan 65 km nga Sevija, në lokalitetin Moron de la Frontera, për të shikuar nga afër atë që quhet “corrida”.

Të pranishmit në arenë u habitën kur panë tifozët polakë, të veshur me uniformat dhe të mbuluar me flamujt e vendit të tyre, që shijonin performancën e toreadorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos