
Duke folur nga seanca e sotme plenare, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu përgjigj opozitës që kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe votimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
“Heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo me respektin për një pjesë të kolegëve se kur të mbërrijë puna të na bëjë moral një pjesë e juaja është fundi i parlamentarizmit. Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me atë për të cilën në korrik 2016 u pajtuam të votojmë reformën në Drejtësi”, tha Manja. (A2 Televizion)