Debate në Kuvend, Bardhi-Nikollës: Ndërprit seancën, Rama të japë llogari, afera e inceneratorëve nuk është personale

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 10:46 | Politikë
Debate në Kuvend, Bardhi-Nikollës: Ndërprit seancën, Rama

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Nikolla të ndërpresë seancën dhe të thërrasë kryeministrin të vijë e të japë llogari për dy ngjarjet e rënda të ditëve të fundit.

Sipas Bardhit, zhvillimet e fundit për inceneratorët tregojnë se afera e inceneratorëve nuk është personale e Ahmetaj, por e qeverisë.

“Përpara se të flas për kërkesën, besoj se është në nderin tuaj që sa kohë brenda 4 ditëve kanë ndodhur dy ngjarje për të cilat kryeministri duhet të japë llogari. Ndërprisni seancën dhe i kërkoni kryeministrit të vijë. E papranueshme që Rama fshihet pas Rrajës dhe Arben Ahmetaj. Ky është thelbi i qeverisjes së një njeriu. Kryeministri të vijë të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit në kundërshti me ligjin dhe që shkatërroi shtëpitë e një fshati dhe kjo nuk mund të kalohet me dorëheqjen e deputetit. Ka një kërkesë të SPAK për arrestimin e zëvendësit të tij. Aty përmenden dhe 4 ministra të tjerë dhe nuk është aferë personale, por e qeverisë së Ramës. Është i vetmi që nuk ka folur për ngjarjet e rënda që tregojnë thelbin e qeverisjes së tij”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos