Spiropali-gazetarëve: Mos i shpallni njerëzit fajtorë përpara se të gjykohen

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 10:35 | Politikë
Spiropali-gazetarëve: Mos i shpallni njerëzit fajtorë

Ministrja Spiropali i është përgjigjur gazetarëve përpara kuvendit, kur është pyetur se përse mazhoranca e ka marrë në mbrojtje Arben Ahmetajn, duke i krijuar kushte për t’u larguar përpara se të mbërrinte në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e tij.

Spiropali ftoi gazetarët të shikojnë argumentet dhe të mos shpallin fajtorë njerëzit përpara se të gjykohen.

“Duhet të prisni argumentet, të dëgjoni debatin në parlament, të mos i shpallni njerëzit fajtorë para se të gjykohen. E kemi dëgjuar më vëmendje SPAK-un. Nuk jemi si kundërshtarët tanë që fyenin prokurorët”, tha Spiropali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos