Deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha se protestat që kanë nisur në disa qytete të vendit, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, janë të drejta. “Këtu është rritur çdo gjë përveç rrogave. Prandaj protesta është e drejtë. Të mos protestojnë për partitë, për asnjë politikanë, por për të mbrojtur familjet dhe fëmijët e tyre”, tha Vokshi, e ftuar në Ditarin e A2 CNN. (A2 Televizion)
“Mos protestoni për partitë, por për fëmijët tuaj”, Vokshi: Vetë Rama ka nxitur rritjen e çmimeve
