“Mos u ndikoni nga asnjë deputet”, Hajdarmataj për deklaratën e Ballës: Një hipokrizi. PS jo e interesuar që ta lërë policinë të zbatojë ligjin

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 20:59 | Aktualitet
“Mos u ndikoni nga asnjë deputet”, Hajdarmataj për

Eksperti i sigurisë, Arben Hajdarmataj, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN foli në lidhje me apelin e ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla, i cili në daljen e tij të parë publike në krye të këtij dikasteri, i bëri thirrje të gjithë vartësve të tij që të mos ndikohen nga asnjë presion i deputetëve.

Sipas Hajdarmatajt kjo është një hipokrizi i z. Balla, i cili sipas tij të gjithë e dinë që kur ai ka qenë drejtues politik i PS në Qarkun e Elbasanit, nuk kishte asnjë shans që ndonjë drejtues i lartë i policisë aty të emërohej pa miratimin e Ballës.

Z. Hajdarmataj, a mendoni vërtet se ka ardhur momenti që deputetët nuk do të ndërhynë te drejtorët e polciisë, referuar këtu deklaratës së ministrit Balla, që u kërkoi vartësve të tij që të mos ndikohen nga asnjë deputet, kushdo qoftë ai?

Këtë deklaratë të z. Balla unë do ta thosha si një hipokrizi. Të gjithë gazetarët e dinë shumë mirë që kur z, Balla ka qenë drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, nuk ka pasur shans që një drejtues policisë në qytet të emërohet pa miratimin e z. Balla. Fatkeqësisht unë nuk mendoj se situata do të ndryshojë nga çka qenë deri më sot. Sepse z. Balla nuk është ai person që nuk ia ka parë hairin kësaj pune si për mirë e si përkeq. Nuk mendoj që subjekti i tij politik është i interesuar që ta lërë Policinë e Shtetit që të zbatojë ligjin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/18/ndryshimet-ne-ministrine-e-brendshme-hajdarmataj-balla-strumbullari-i-ngjarjes-se-fushe-krujes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos