Moska ka larguar 700 mijë fëmijë nga Ukraina, Kievi: 5000 ushtarë rusë të vrarë në një javë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 07:07 | Bota
Moska ka larguar 700 mijë fëmijë nga Ukraina, Kievi: 5000

Në një javë, forcat mbrojtëse të Ukrainës kanë eliminuar rreth 5000 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar 154 sisteme artilerie. Këtë e ka bërë të ditur në Telegram zëvendësministri i parë i mbrojtjes i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Pavliuk.

“Nga 26 qershori deri më 2 korrik forcat mbrojtëse të Ukrainës eliminuan rreth 5030 ushtarë armiq”. Përveç kësaj, sipas raportit të cituar nga Pavliuk, ushtria ruse humbi 22 tanke, 82 automjete të blinduara luftarake, 154 sisteme artilerie, 13 sisteme raketash të shumëfishta, 5 sisteme të mbrojtjes ajrore, 81 njësi automjetesh dhe 31 njësi pajisje speciale. Gjithashtu, u rrëzuan një avion armik, dy raketa dhe 85 dronë.

Ndërkoha Moska ka larguar 700.000 fëmijë nga zonat e konfliktit të Ukrainës në territorin rus, tha kreu i komitetit ndërkombëtar në Këshillin e Federatës, dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Grigory Karasin në kanalin e tij të mesazheve Telegram.

“Vitet e fundit, 700.000 fëmijë kanë gjetur strehim tek ne, duke ikur nga bombardimet dhe granatimet nga zonat e konfliktit në Ukrainë”.

Reuters gjithashtu raporton se Moska thotë se programi i saj për sjelljen e fëmijëve nga Ukraina në territorin rus është të mbrojë jetimët dhe fëmijët e braktisur në zonat e konfliktit.

Megjithatë, Ukraina thotë se shumë fëmijë janë dëbuar ilegalisht dhe SHBA-ja thotë se mijëra fëmijë janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.

Pjesa më e madhe e lëvizjes së njerëzve dhe fëmijëve ndodhi në muajt e parë të luftës, e cila filloi në shkurt 2022.

Në korrik 2022, SHBA-ja vlerësoi se Rusia kishte “deportuar me forcë” 260.000 fëmijë, ndërsa Ministria e Integrimit të territoreve të okupuara të Ukrainës thotë se 19.492 fëmijë ukrainas konsiderohen aktualisht të dëbuar ilegalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos