
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në jug të Baltimores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në bllokun 800 në rrugën Gretna Avenue, ku një person i armatosur hyri në një festë ku kremtohej “Dita e Baltimores” dhe nisi të qëllojë me automatik të pranishmit.
10 persona janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa 19 të tjerë kanë shkuar vetë, raporton shefi i policisë, teksa sipas dëshmitarëve në vendngjarje janë dëgjuar më shumë se 30 të shtëna.
Dinamika e kësaj ngjarje të rëndë është ende e paqartë dhe pritet një konferencë për shtyp e policisë. (A2 Televizion)