
Vlora, ashtu si të gjithë qytetarët e tjera të mëdha të vendit po përballet me numër të shtuar të rasteve të infektimit me Covid-19.
Veçanërisht ky shtim i rasteve, është vërejtur gjatë muajit nëntor. Sipas shefit të epidemiologjisë në njësinë e kujdesit shëndetësor të Vlorës, kjo situatë ka disa faktorë, ku ndër kryesoret janë moszbatimi i masave dhe nënvlerësimi i simptomave nga personat e prekur.
Shefi i epidemiologjisë, Agron Bashllari ka apeluar që njerëzit të bëjnë kujdes dhe të shmangin në mënyrë të veçantë, grumbullimet siç janë ato të ceremonive mortore apo edhe të gëzimeve familjare, pasi shikohen si vatra të rrezikshme të përhapjes në masë të virusit. (A2 Televizion)