Mosrimbursimi i TVSH-së, vonesa krijon kosto të mëdha për biznesin

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 16:04 | Ekonomi
Mosrimbursimi i TVSH-së, vonesa krijon kosto të mëdha për

Rimbursimi i TVSH-së për bizneset, edhe pse një detyrim ligjor, vonohet qëllimisht nga qeveria për të kompensuar të ardhurat në buxhet. Një praktikë e njohur, sipas ekspertit kontabël Bujar Bendo.

Të gjitha këto vonesa dhe shtyrje, sipas Bendos, krijojnë një kosto të pallogaritshme për biznesin, veçanërisht në kohë krize si kjo që po kalojmë.

Mosrimbursimi në kohë i TVSH-së krijon një zinxhir problemesh sidomos për ndërmarrjet eksportuese si fasonët, që duhet të kenë likuiditet për të përballuar, si koston e lartë të krahut të punës, ashtu edhe materialet porositëse.

Qeveria duke mos iu rimbursuar TVSH e vendos në vështirësi financiare biznesin, i cili duhet të respektojë kontratat me partnerët e huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos