
Për shkak të motit më erë dhe dallgë, trageti i linjës Vlorë-Brindizi-Vlorë nuk ka ardhur sot në Portin e Vlorës.
Mësohet se trageti, që duhet të vinte në mëngjes, ka pezulluar lundrimin e tij duke qëndruar në Brindisi.
Burimet bëjnë me dije se edhe për anijet e peshkimit ka kufizime në lundrim, pasi ka dallgë 6-7 ballë në det të hapur dhe 5-6 ballë brenda gjiut. (A2 Televizion)