Mot i kthjellët dhe me temperatura mbi 24 gradë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 07:04 | Aktualitet
Mot i kthjellët dhe me temperatura mbi 24 gradë

Mëngjesi vijon i kthjellët në veri dhe qendër, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat jugore, ndërsa mjegulla shfaqet në zonat kufitare lindore. Edhe pasditja mbetet kryesisht e kthjellët me vranësira kalimtare në skajet veri-jug.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dyja vlerat ditore të cilat do të variojnë nga 4 në mbi 24°C.

Era do të fryjë e lehtë nga verilindja dhe deri mesatare gjatë mesditës në bregdetin Shkodër - Lezhë, ku dallgëzimi ngjitet në 2 ballë, ndërsa deti është i qetë në pjesën më të madhe të vijës bregdetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos