Koronavirusi në Shqipëri, 9 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 18:21 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 9 të vdekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3664 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 591 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 9 qytetarë, ndërsa 485 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 591 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë,  Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.

Janë  7,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetar nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 485 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          591

Të shëruar në 24 orë       485

Të shtruar në spitale       160

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                 3664

Testime totale              1,297,234

Raste pozitive                183,873

Raste të shëruara           173,443

Raste Aktive                     7,528

Humbje jete                      2,902

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,793

Fier                 905

Durrës            718

Shkodër         485

Elbasan          325

Vlorë               270

Gjirokastër     251

Berat              202

Korçë              181

Lezhë             178

Kukës             143

Dibër               77 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos