
Paraditja e kësaj të mërkure me kthjellime dhe vranësira të lehta në veri dhe pjesën më të madhe të shtrirjes lindore, ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në jug. Edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet me kthjellime dhe alternime vranësirash.
Temperaturat vijojnë me rënie prej 1-2°C në të dyja vlerat ditore të cilat luhaten nga 5 në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor duke ruajtur dallgëzim të ulët në bregdet. (A2 Televizion)