Rastet e abuzimeve me fëmijët, Mehmeti: Si ka mundësi që institucioni publik apo mësuesi kujdestar e merr vesh i fundit?

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 21:36 | Aktualitet
Rastet e abuzimeve me fëmijët, Mehmeti: Si ka mundësi që

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ka qenë i ashpër gjatë emisionit “Debat” në lidhje mënyrën sesi institucionet arsimore reagojnë pas zbulimit të një rasti abuzimi dhe rehabilitimit të viktimës.

Sipas Mehmetit, në pjesën më të madhe të rasteve të abuzimit me fëmijët në vendin tonë, shkollat, mësuesi kujdestar apo drejtuesit e tyre janë të fundit që e marrin vesh.

“Situata është e zezë. Si mundet në një institucion publik ndodh gjithçka dhe nuk di asgjë? Mësuesi kujdestar nuk di gjë. Drejtori i shkollës nuk di gjë. Nëndrejtori nuk di gjë sepse ne nuk bëjmë proces edukativ. Bëjmë vetëm proces mësimor sepse në fund na duhen vetëm rezultatet. Më thoni çfarë u bë me rastin. Në shkuam deri aty sa thamë dhe bëhen skenarë filmash. Ne nuk i thamë as ministres të kërkojë falje. Kanë ndodhur disa raste në qytete të ndryshme dhe këtu nuk thotë njeri si janë rehabilituar. Në shumë raste familja ka ikur jashtë shtetit”, u shpreh Mehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos