Abuzime të tmerrshme seksuale me fëmijët, vetëm 12 vite burg priftit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 14:03 | Aktualitet

Një prift amerikan është dënuar me 12 vite burg në Timorin Lindor, pasi u shpall fajtor për “abuzime të tmerrshme seksuale me fëmijë”, në jetimoren e një fshati të largët, që e kishte themeluar vetë.

Rasti i 84-vjeçarit Richard Daschbach është i pari i këtij lloji në vendin katolik.

Prifti ka pasur nën kujdesin e tij qindra fëmijë që nga viti 1990, kur nisi misionin e tij në Timorin Lindor.

Ai akuzohej për abuzim seksual me fëmijët, si dhe për pornografi me të mitur, krime për të cilat do të gjykohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktivistët për të drejtat e fëmijëve e përshëndetën dënimin, por shtuan se do të apelojnë që ky dënim të jetë më i rëndë për priftin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos