
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm ndjekësit e tij në Facebook me pamje nga fshati turistik i Dardhës. Në pamjet e publikuara nga shefi i qeverisë shihet bora që ka mbuluar zonën, diell dhe plot turistë e skiatorë.
“Mirëmëngjes nga Dardha”, shkruan Rama.
Prej dy ditësh moti i ftohtë ka mbërthyer të gjithë vendin më tempertaura nën zero, ndërsa zonat malore janë përfshirë nga reshjet e borës.
Temperaturat e ulëta detyruan edhe Ministrinë e Arsimit që të mbyllë për 3 ditë shkollat në vend, nga e hëna deri të mërkurën. (A2 Televizion)