Reshje të dendura borë kanë përfshirë mbrëmjen e së shtunës Qafën e Llogarasë në qarkun e Vlorës.
Bora po bie me një intensitet tepër të lartë dhe tashmë trashësia e saj ka arritur në disa centimetra dhe në aksin nacional që kalon në këtë zonë.
Policia ka shtuar masat e sigurisë dhe rekomandon drejtuesit e mjeteve që të jenë të pajisur me goma dimri apo zinxhirë nëse duan të kalojnë në Qafën e Llogorasë. (A2 Televizion)