Temperatura deri në -18 gradë në juglindje, dëbora arrin trashësinë 40 centimetra

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 09:52 | Aktualitet

Situata e reshjeve në juglindje të vendit është normalizuar gjatë orëve të natës. Mëngjesin e së shtunës, të gjitha akset nacionale janë të hapura e po ashtu të kriposura, por sërish duhet kujdes në qarkullim.

Lartësia e borës varion nga 10 centimetra deri në 40 centimetra, lartësia më e madhe e saj arrin në fshatin e Dardhës.

Në këtë fshat, e po ashtu në Qafën e Qarrit, duhet që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore. Temperaturat, mëngjesin e sotëm arritën në -18 gradë, ndërsa momentalisht nuk ka reshje bore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos