
Në Qarkun Shkodër vijojnë të jenë ende 1410 hektarë tokë e përmbytur.
Hidrometri në Dajç, në orën 14.30, shënon kuotën 6 m (kuota maksimale 6,30 m); Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8,45 m (kuota maksimale 8.70 m); Hidrometri i Lumit Drin shënon kuotën 6,50 m (kuota maksimale 7,50 m); Lumi Kir ka prurje minimale.
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 60 cm.Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit.
Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga Lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. (A2 Televizion)