Moti i keq, anulohen lundrimet nga dhe drejt Italisë

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 11:58 | Aktualitet
Moti i keq, anulohen lundrimet nga dhe drejt Italisë

Si pasojë e motit të keq janë anuluar lundrimet nga dhe drejt porteve italiane për ditën e sotme.

“Në bazë të parashikimit të Kapintenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim”, lexohet në njoftimin e Autoritetit Portual, që shton se “referuar dhe komunikimeve me autoritet detare italiane dhe situatës më të përkeqësuar në krahun tjetër të Adriatikut, do të anulohet lundrimi i trageteve nga/drejt Portit të Barit, të cilët ishin parashikuar për lundrim nga/drejt Portit të Durrësit mbrëmjen e sotme”.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona do të vijojë normalisht lundrimin mbrëmjen e sotme, me nisjen e parashikuar për në orën 19:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos