Moti i keq godet Italinë, mbyllen shkollat

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 10:29 | Bota

Moti i keq, me erë të fortë dhe rrebeshe shiu, ka goditur disa rajone të Italisë. Situata më e rëndë është në rajonin e Emilia-Romagna-s, ku janë shkaktuar shumë përmbytje dhe autoritetet janë detyruar të lëshojnë alarmin e kuq.

Mediat italiane raportojnë se në Ravena dhe në Bolonja janë mbyllur shkollat.

Alarmi i fundit i lëshuar në rajonin e Emilia-Romagna-s vjen vetëm pak ditë pas përmbytjeve të mëdha në shumë zona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos