
Shirat e dendur shkaktuan përmbytje edhe në disa zona në jug të Belgjikës. Vërshimet e ujit kanë dëmtuar automjete, rrugë dhe ndërtesa.
Janë raportuar dhe probleme në furnizimin me energji elektrike, teksa autoritetet belge kanë aktivizuar planin e fatkeqësisë natyrore për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Situatë e njëjtë edhe në Holandë. Autoritetet lëshuan një alarm të kuq për përmbytje pasi vendi është mbërthyer nga stuhitë e rënda.
Përmbytje ka pasur në disa qytete. Edhe në Zvicër janë raportuar dëme të shumta materiale. Stuhia e ashpër në Zyrih ka shkaktuar përmbytje dhe kaos në metodat e udhëtimit. Rrugët janë dëmtuar, teksa qarkullimi është vështirësuar për shkak të rrëzimit të pemëve.
Autoritetet në Zvicër paralajmërojnë se përmbytjet mund të përkeqësohen, veçanërish pranë liqeneve dhe lumenjëve, pasi shirat e dendur do të vazhdojnë. Ka paralajmërime edhe për rrëshqitje dheu. (A2 Televizion)