Moti i keq në Teksas, kryebashkiaku i Hjuston: Shteti duhet të paguajë faturat e energjisë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 12:04 | Bota
Moti i keq në Teksas, kryebashkiaku i Hjuston: Shteti duhet të

Kreu i Bashkisë së Hjustoni i bëri thirrje shtetit të Teksasit të paguajë faturat e majme të energjisë elektrike, me të cilat janë përballur qindra banorë, pas temperaturave të ulëta që përfshinë vendin gjatë javës së fundit.

Sylvester Turner deklaroi për mediat se nuk është faji i banorëve që sistemi nuk ka funksionuar. Kjo deklaratë e tij erdhi pasi shumë qytetarë morën fatura që arrinin deri në 16 mijë dollarë për përdorimin e energjisë dhe ngrohjes gjatë ditëve të ftohta.

Javën e kaluar temperaturat në Teksas arritën deri në -18 gradë Celsius, shifra këto që nuk regjistroheshin prej 30 vitesh.

Momentalisht, Teksasi është duke e marrë veten nga i ftohti, por shumë rezidentë kanë ende probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe shumë të tjerë e ziejnë atë përpara se ta përdorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos