Moti i keq, pasojat e reshjeve në zonën e Tropojës, zhbllokohet njësia administrative

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 16:52 | Aktualitet
Moti i keq, pasojat e reshjeve në zonën e Tropojës, zhbllokohet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar mjaft dëmtime në zonën e Tropojës, ku më e prekur ka qenë njësia administrative Bytyç.

Burimet e A2 CNN bëjnë të ditur se në pasdrekën e të dielës është bërë i mundur zhbllokimi i segmentit që lidh fshatrat e Bytyçit me Tropojën dhe gjithë Shqipërinë. 

https://a2news.com/2022/09/17/moti-i-keq-mie-situata-me-problematike-ne-tropoje-oshee-14-fidera-jashte-pune/

Fatmirësisht nga situata e rënduar nuk pati dëme në njerëz, por kanë qenë të konsiderueshme dëmtimet në infrastrukturë rrugore, si dhe blegtori e bujqësi.  Punonjësit e OSHEE sakaq, janë në terren për riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga stuhitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos