
Përkeqësimi i situatës së motit në vend, ka bërë që kapiteneritë e porteve të Durrësit dhe Vlorës të njoftojnë marrjen e masave për pezullimin e daljes në det të mjeteve lundruese, përfshirë edhe linjat e trageteve me Barin dhe Brindizin.
Kështu, linjat e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjellas nuk do të operojnë në datat 30 dhe 31 prill. Po ashtu, edhe linja e tragetit nga Vlora në drejtim të Brindizit dhe anasjellas nuk do të operojnë në datat e lartpërmendura.
Era parashikohet të tejkalojë shpejtësinë prej 20 metrash në sekondë, ndërsa dallgëzimi në det të hapur pritet të arrijë deri në 8 ballë, me dallgë që shkojnë deri në 5 metra lartësi.
Përmirësimet e kushteve të motit dhe të lundrimit pritet të vijnë në datën 1 prill. (A2 Televizion)