
Këtë të premte autoriteti portual ka vendosur të pezullojë lundrimin detar në Vlorë. Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi nuk do kryejnë itinerarin e zakonshëm për shkak të motit të keq të shoqëruar me erë të fortë.
Lundrimi është pezulluar edhe për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese.
Forca e detit në gjirin e Vlorës shkon në 5-6 ballë, ndërsa në det të hapur arrin deri në 7 ballë. (A2 Televizion)