Moti i keq, probleme me furnizimin me energji në Gjirokastër

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 10:31 | Aktualitet
Moti i keq, probleme me furnizimin me energji në Gjirokastër

Koha e keqe me shira të rrëmbyeshëm në qarkun e Gjirokastrës, përgjatë 24 orëve të fundit, ka krijuar probleme serioze në furnizimin me energji elektrike për disa zona.

Burime zyrtare konfirmojnë se OSHEE-ja në Gjirokastër ka konstatuar defekte serioze në katër fidera të linjës 10 kV.

Konkretisht, ka mungesë energjie në Kordhocë të Lazaratit, në fshatin Bulo, disa fshatra të njësisë administrative Zagorie dhe Grapsh, në njësinë Dropull, si dhe në fshatin Maricaj, njësia administrative Buz.

Grupet e OSHEE-së në Gjirokastër ndodhen në terren për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga koha e keqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos