Moti i keq “pushton” Kinën, rrezikon të çahet diga, frikë për 7 milionë persona

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 15:40 | Bota

Kina është duke u përballur me shira të rrëmbyer dhe stuhi, duke detyruar mijëra persona të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa 12 janë raportuar të vdekur.

Ndërkohë, si pasojë e prurjeve të fundit, ushtria ka dhënë alarmin se një digë në Kinën Qendrore mund të shkatërrohet në çdo moment. Pak ditë më parë, dy diga u shembën, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme serioze.

Sipas ushtrisë, diga Yihetan në Luoyang ka pësuar një çarje prej 20 metrash, duke sjellë frikë për 7 milionë personat e këtij qyteti.

Ndërkohë, me dhjetëra qytete janë bllokuar për shkak të përmbytjes së rrugëve, ndërsa qindra persona raportohen të zhdukur edhe shumë fluturimet janë anuluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos