"Fëmijët me maska në shkolla", ndizet debati në SHBA

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 13:57 | Bota
"Fëmijët me maska në shkolla", ndizet debati në

 “Duam që fëmijët të kthehen në shkolla, që ata të mësojnë, por edhe të jenë të sigurt”. Këto janë fjalët e Lee Beers, presidenti i Akademisë Amerikane të Pediatërve. Por për mënyrën më të mirë për ta bërë atë, në SHBA thellohen përçarjet.

Në disa raste, mbajtja e maskës është një zgjedhje lokale apo e vetë shkollave. Në disa të tjera, e shtetit. Të paktën 9 shtete vendosën ligje për ndalimin e maskave në shkolla.

 “Është koha t’ua lëmë prindërve ta marrin atë vendim”, thotë guvernatori Karolinës së Jugut, Henry Mc Master.

Shtetet e tjera kërkojnë mbajtjen e maskës, gjë e cila bie në linjë me rekomandimin e fundit të Akademisë Amerikane të Pediatërve, që thotë se të gjithë persona mbi 2 vjeç dhe stafi shkollor duhet të mbajnë maska.

https://a2news.com/2021/07/20/akademia-amerikane-e-pediaterve-nga-2-vjec-e-larte-te-gjithe-me-maska/

 “Kjo është mënyra për t’i mbajtur të sigurt dhe mbrojtur të gjithë në komunitetin tonë, veçanërisht tani që fëmijët poshtë moshës 12 vjeç nuk kanë qasje në vaksinat e sigurta dhe efikase”, vijon Beers.

 “Mendoj se është e drejtë të jesh skeptik, çfarë më shqetëson është kur njerëzit janë cinikë. Nuk i besojnë të dhënave që u shfaqen”, thotë Paul Offit i FDA-së, komitetit për këshillimin e vaksinave.

Vetëm 57 për qind e amerikanëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht, por rastet me COVID-19 po rriten në të gjitha shtetet. Një pjesë e madhe e të infektuarve janë fëmijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos