All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Moti i keq pushton Kolumbinë, rrëshqitja e dherave shkatërron 70 shtëpi

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 08:16 | Bota
All - Paragraf - 1

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq që ka pushtuar Kolumbinë në 24 orët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në pjesën veriore të vendit, duke shkatërruar 70 shtëpi.

Shtëpitë u shembën pas më shumë se 24 orësh shirash të dendur në fshatin Piojo, duke detyruar 82 familje të evakuohen.

All - Paragraf - 3

Shirat shkatërruan edhe disa varre në varrezat lokale.

Qyteti-port i Kartagjenës është goditur gjithashtu nga shira të dendur, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas autoriteteve kolumbiane, shirat e dendur kanë ardhur për shkak të një sistemi me presion të ulët mbi Detin Karaibe dhe një pjesë të Oqeanit Atlantik. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos