Moti i keq, rrëshqitja e dheut shkatërron varrezat në Itali: “Rryma” merr përpara arkivolët

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 18:57 | Bota

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive të tokës në disa zona në Itali. Mediat në vend raportojnë se dheu rrëshqiti edhe në varrezat e Mineo-s në Katania duke marrë përpara një sërë arkivolësh.

"Qyteti ynë është pothuajse i izoluar,” tha kryebashkiaku Giuseppe Mistretta.

Ai shtoi se vendi rrezikon edhe që të mbetet pa ujë për shkak të ndotjes së puseve ndërsa dhjetëra familje janë aktualisht të paarritshme.

Sa i përket varrezave, kryebashkiaku theksoi se për “momentin duhet të mendojmë për të gjallët, pastaj për të vdekurit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos