
Moti i keq përveç problemeve në qarkullimin rrugor ka shkaktuar vonesa dhe në transportin detar.
Autoriteti Portual i Durrësit bën me dije se për shkak të situatës meteorologjike tragetet e linjës Bari-Durrës janë nisur nga brigjet italiane mëngjesin rreth orës 06:30 dhe pritet të mbërrijnë në Durrës, me pak vonesë, mesditën e sotme.
Ndërkohë, tragetet “AF Francesca” dhe “Rigel III” janë nisur pa probleme nga Durrësi drejt Barit mesnatën e kaluar. (A2 Televizion)