MotoGP, Bagniaia arrin fitoren e dytë radhazi

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 15:07 | Sporte të tjera
MotoGP, Bagniaia arrin fitoren e dytë radhazi

Francesco Bagnaia ka fituar Çmimin e Madh të San Marinos, garën e 14 të Botërorit të MotoGP.

Piloti italian i Ducati la pas kryesuesin e kampionatit, francezin Fabio Quartararo, duke e ngushtuar diferencën me të në 48 pikë.

Në podium u ngjit italiani tjetër Ennea Bastianini, që arrin kështu podiumin e parë në karrierë në kategorinë më të lartë të motorëve.

Ndërkohë, Valentino Rossi e mbylli garën në vendin e 17. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos