MotoGP, Ducati dhe Rossi e nisin mirë Botërorin

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 18:49 | Sporte të tjera

U zhvilluan pasditen e sotme provat zyrtare të Çmimit të Madh të Katarit, garës së parë të MotoGP për këtë vit.

Francesco Bagnaia me Ducati fitoi “pole position”-in e parë të karrierës, duke lënë pas Quartararo dhe Vinales. Piloti italian regjistroi edhe rekordin e pistës së Losailit, me kohën 1:52.772.

Nga vendi i katërt (vija e dytë) do të niset Valentino Rossi, i cili këtë vit garon me Petronas Racing Team dhe premton për një sezon shumë më të mirë sesa ai i kaluari, ku përfundoi në vendin e 15 të klasifikimit të përgjithshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos