MotoGP, Honda kërkon të mbrojë titullin me vëllezërit Marquez

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 15:14 | Sporte të tjera
MotoGP, Honda kërkon të mbrojë titullin me vëllezërit

Honda nis sezonin e ri në MotoGP. Skuadra kampione e botës prezantoi në Xhakartë të Indonezisë motorin dhe pilotët për Botërorin 2020. Risia më e madhe lidhet me përbërjen e skuadrës, në të cilën do të garojnë vëllezërit Marquez, kampioni në fuqi Mark dhe Alex, i cili vjen në garën elitare si kampion i Moto2.

“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Është një dhuratë për mua të vij këtu nga Moto2”, tha Alex Marquez gjatë prezantimit. “Objektivi është të jem debutuesi më i mirë i vitit, por e di që më e rëndësishmja është të punoj fort për të arritur i përgatitur në ditën e parë”.

“Sezoni 2020 do të jetë i fortë sepse kundërshtarët tanë do të kërkojnë të na mundin, por ne jemi duke punuar shumë për të luftuar përsëri për titullin”, tha Marc Marquez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos