SuperBowl/“Magjistari” Mahomes i jep titullin Kansas City Chiefs pas 50 vitesh

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 08:23 | Sporte të tjera

Patrick Mahomes është Superman. Ylli më i ri i futbollit amerikan udhëhoqi Kansas City Chiefs drejt titullit të dytë në histori, i pari pas 50 vitesh, me një përmbysje spektakolare kundër San Francisco 49ers.

Në finalen e SuperBowl të zhvilluar në Majemi, Chiefs ishin në disavantazh me 10 pikë në periodën e fundit, kur “quarterback”-u i ri shënoi dy “touchdown” në më pak se 7 minuta dhe i dha fitoren ekipit të tij.

Ky ishte titulli i parë edhe për trajnerin Andy Reid, i cili fiton unazën për herë të parë pas 20 vitesh karrierë në NFL. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos