Motori BMW që do ta kishte zili edhe Batman

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 13:07 | Teknologji

BMW ka prezantuar një motor me një dizajn spektakolar. Motori BMW R 18 është rikrijuar nga Dirk Oehlerking dhe ngjan me një mjet që presim ta shohim në filmat e Batmanit dhe jo në rrugë.

Oehlerking ka 35 vite që shndërron motorë, me vizionin e tij të veçantë artistik.

“Motorët e mirë gjithmonë transmetojnë emocion dhe karakter. Janë ekzemplarë të jashtëzakonshëm dhe duan shumë kujdes e vëmendje”, tregon dizenjuesi gjerman. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos