Mourinho dëshiron kthim në Serie A, por është Conte i preferuari i Interit

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 19:01 | Futboll
Mourinho dëshiron kthim në Serie A, por është Conte i

Pas largimit nga Mançester United, Jose Mourinho po pret momentin e duhur për t’u kthyer në stol. Sipas mediave ndërkombëtare, kampionati italian është destinacioni i preferuar i “Special One”, duke tentuar edhe rikthimin tek Inter pas suksesit historik të vitit 2010, me fitimin e tre trofeve.

Megjithatë, kandidatura e portugezit nuk po shqyrtohet nga Marotta, pasi drejtuesi i klubit zikaltër preferon Antonio Conten, me të cilin ka punuar te Juventus. Kjo e ka bërë portugezin të afrohet me një tjetër skuadër. Roma ka nisur kontaktet me trajnerin, duke qenë se në kryeqytetin italian kërkojnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos