Armando Sadiku dhe Ermir Lenjani kanë shkëlqyer këtë të diel në kampionatin zviceran të futbollit, pasi të dy kanë realizuar gola spektakolarë për skuadrat e tyre.
Sulmuesi i kombëtares realizoi nga jashtë zone me një predhë të vërtetë kundër Baselit, skuadrës së Taulant Xhakës, duke mahnitur të pranishmit në stadium. i futur në pjesë e dytë, Sadiku kaloi të tijët në epërsi, por Basel në fund arriti të barazonte për ta mbyllur ndeshjen në shifrat 1-1.
Nisje spektakolare të ndeshjes mes Sion dhe Luzern pati Lenjani, i cili realizoi golin më të shpejt të sezonit, duke dërguar topin në rrjetë pas vetëm 11 sekondash, por nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren skuadrës, pasi takimi u mbyll në barazim 2-2. (A2 Televizion)